Lushtaku për Jasharin: Fëmijë dhe djalë i keq

Lushtaku për Jasharin: Fëmijë dhe djalë i keq

“Një fëmijë, dhe një fëmijë i keq”.

Kështu e ka përshkruar kryetarin aktual të Skenderajt, Bekim Jasharin, paraardhësi i tij në komunë, Sami Lushtaku, kur është pyetur për komentet e fundit të Jasharit në drejtim të tij.

“Nuk dua të merrem shumë me Bekimin. Për mu është një fëmijë, siç e ka thanë njëherë një nip i jemi, është i familjes së mirë, por është një djalë i keq”, ka thënë Lushtaku për Gazetën Express.

Komentet e ish-kryetarit të Skenderajt vijnë pas atyre të Jasharit, i cili tha se “Samiu ka ble tokë në lagjen 3. Villen që e qet kanihere”.

Gjithashtu, sipas Jasharit, po të mos e përkrahet familja e tij, Lushtaku kurrë nuk do të mund të bëhej komandat lufte.

“Sikur mos ta kishim përkrahë, Samiun nuk do ta kishin lënë të bëhej komandant”.

Prononcimin e plotë të Lushtakut për Express mund ta lexoni KËTU.