
Akuzat për kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk qenë vetëm në kornizat e drejtësisë. Ato dolën edhe jashtë tyre. I pari i Skenderajt u përmend se kërcënoi një gjyqtar edhe pse për diçka të tillë nuk u akuzua formalisht.
Legjenda se Lushtaku i kishte prerë kravatën një gjyqtari është njëra nga storiet për të cilën Sami Lushtaku ka folur në emisionin Komiteti.
Ai ka treguar se si kishte shkuar takimi i tij me një gjyqtar në Prishtinë, për të cilin thuhet se Lushtaku i kishte kërcënuar.
Lushtaku shpjegon këtë rast, duke thënë se e gjithë historia ka zgjatur dy minuta dhe, siç tregon kryetari i Skenderajt, as nuk e ka kërcënuar gjyqtarin e as nuk i ka prerë kravatën.
“Ka ndodhur në një lokal që e kanë pasur disa kushërinj të mi dhe kam kaluar rastësisht dhe ai kushëriri im ka bërë një skandal por ka qenë 2 minuta. Nuk ia kam shkurtuar, sepse skam pas gërshërë me vete. Nuk e kam kërcënuar”, ka thënë Lushtaku./Insajderi.com