Lushtaku: UÇK-ja nuk e ka vrarë asnjë civil serb

Lushtaku: UÇK-ja nuk e ka vrarë asnjë civil serb

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Sami ka thënë se UÇK-ja ka qenë një ushtri e cila gjatë kohës së saj është formuar më shumë vështirësisë, pasi që Serbia ishte shumë e fuqishme në Kosovë, njofton Insajderi.

Lushtaku në RTK ka treguar se “I mban mend celulat e para, aksionet e para, edhe fillimet e para të shumë njerëzve të vullnetit të mirë që t’i bashkohen UÇK-së, duke nisur nga grupi i Adem Jasharit. Është dashur 10 vjet që t’i besohet kësaj force ushtarake”.

Sipas tij, UÇK-ja edhe po të dëshironte të bënte masakra dhe ta keqpërdorte uniformën, nuk e kanë bërë asnjëherë një gjë të tillë.

“Edhe ata pak serb që kanë qenë në Skenderaj, në një formë e kanë veshur uniformën serbe, prandaj ka qenë e pamundur që UÇK të bëjë vrasje të civilëve”, ka hënë Lushtaku.

“Nuk ka asnjë rast që UÇK-ja të ketë vrarë një civil serb. Investimi serb ka qenë i madh që t’ia prish imazhin ushtrisë sonë”.

Ai ka insistuar se mundësitë e Ushtrisë Çlirimtare për të bërë krime kanë qenë tepër të vogla ose fare.

“UÇK-ja është përballur me drejtësinë në Kosovë, diku nisur nga UNMIK-u, EULEX-i, Haga… Unë mendoj që kjo është gjykatë politike dhe nuk e di se çfarë vrasjes do të zbardh”, ka shtuar Lushtaku.

Ai tha se me Gjykatën Speciale shqiptarët do t’i paguajnë edhe vrasjet edhe masakrat që ushtria serbe i ka bërë në Kosovë.

“Gabim i Kuvendit është gjithsesi krijimi i kësaj Gjykata, por tash është fakt i kryer”.

Në fund Lushtaku ka thënë  se askush nuk ka besuar mes shqiptarëve, se ushtarëve, do t’iu ndodh kjo që pas 21 vjetësh të trajtohen në këso forma nga gjykatat.