Lushtaku vazhdon aksionin për shpërndarjen e ndihmave

Lushtaku vazhdon aksionin për shpërndarjen e ndihmave

Sami Lushtaku ka njoftuar se dega e PDK-së në Skënderaj edhe sot ka vazhduar aksionin e shpërndarjes së ndihmave me pako ushqimore e higjienike nëpër fshatrat e Skenderajt.

“Aksioni ka vazhduar në Llaushë, Tushilë, Aqarevë, Rakinicë, Kopiliq, Vojnikë, Turiqec, Runik, Qubrel, Kosterrc, Leqinë Syriganë, Klinë të Epërme dhe do të shtrihet në të gjithë fshatrat e komunës sonë”, shkruan Lushtaku, teksa thotë që këtë sfidë do ta kalojmë së bashku duke ju qëndruar afër me aq sa kemi mundësi.

Një gjë të tillë Lushtaku e kishte bërë edhe dje.

Për shpërdarjen e këtyre ndihmave me pako ushqimore, Sami Lushtakut i kishte reaguar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Jashari e ka cilësuar veprimin e Lushtakut të dhimbshëm dhe jo njerëzor, shkruan Gazeta Insajderi.

“Të shfrytëzohet situata emergjente, të ndihmohen qytetarët duke u thirrë në emër të partisë, për poena politik është e ulët, e dhimbshme dhe jo njerëzore. Kjo është e pafalshme dhe këtë nuk e merituan qytetarët e komunës që unë udhëheqë”, kishte shkruar Jashari.

Postimi i plotë i Sami Lushtakut:

Dega e PDK-së në Skenderaj edhe sot ka vazhduar aksionin e shpërndarjes së ndihmave me pako ushqimore e higjienike nëpër fshatrat e Skenderajt. Aksioni ka vazhduar në Llaushë, Tushilë, Aqarevë, Rakinicë, Kopiliq, Vojnikë, Turiqec, Runik, Qubrel, Kosterrc, Leqinë Syriganë, Klinë të Epërme dhe do të shtrihet në të gjithë fshatrat e komunës sonë.

Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë aksion për të ju gjendur afër qytetarëve që kanë nevojë. Këtë sfidë do ta kalojmë së bashku duke ju qëndruar afër me aq sa kemi mundësi. Ditëve të ardhshme këto familje do të përfitojnë edhe miell./Insajderi.com

Bekim Jashari: Bizneset e Skenderajt të shqetësuara, Sami Lushtaku po iu kërkon para