Lutfi Bilalli i bashkohet PDK-së

Lutfi Bilalli i bashkohet PDK-së

Programit të Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbje të vendit, të mërkurën i është bashkuar edhe ish-anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lutfi Bilalli, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur PDK-ja, përmes një njoftimi në Facebook, ku bëhet e ditur se Bilalli ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Vushtrrisë në zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2017.

“Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në senzibilizimin e çështjes kombëtare. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 dhe vitit 2017, ai ishte kandidat i AAK-së për kryetar komune për qytetin e Vushtrrisë.

Ka magjistruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe tani ndjek doktoratën në një universitet ndërkombëtar. Bilalli dhe të gjithë ata që po i bashkohen PDK-së çdo ditë, do të jenë zërat më të fuqishëm të zhvillimit e përparimit të vendit!”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com