Lutfi Haziri e quan “katastrofal” takimin e Hotit me Vuçiqin

Kryetari Gjilanit ka shfaqur kundërshtime ndaj kryeministrit, Avdullah Hotit.

Lutfi Haziri e quan “katastrofal” takimin e Hotit me Vuçiqin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka komentuar takimin e Avdullah Hotit me Aleksander Vuçiqin në Bruksel.

Në një prononcim për express, Haziri raportohet ta ketë quajtur “katastrofal” takimin e Hotit me Vuçiqin.

Madje, Haziri kishte kundërshtuar koalicionin e LDK-së me AAK-në e NISMA-n për bashkëqeverisje duke e quajtur qeveri që nuk i beson.

Lutfi Haziri ishte ndër kontribuuesit më të mëdhenj në ndërtimin e një koalicioni në mes LDK-së dhe LVV-së që rezultoi me një qeveri afatshkurtër.

Fraksionet e shumta brenda LDK-së janë shfaqur edhe në publik, divergjencat në subjektin më të vjetër kosovar janë shumë të mëdha. /Insajderi.com/