Lutfi Haziri e rikthen Kanunin

Lutfi Haziri e rikthen Kanunin

Familjarët e Qerim Çoçajt, i cili mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit të para pak javëve në Gjilan, ia falën gjakun shoferit, veprim ky i bërë në baza kanunore, shkruan Insajderi.

Pjesë e faljes së gjakut, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili nuk la pa thënë disa fjalë duke u përzier në të drejtën zakonore të kanunit.

Ai tha se po të mos ishte Çoçaj, tragjedia do të ishte edhe më e madhe. Ai falënderoi familjet nga Gjilani për një maturi të tillë dhe tha se ky shembull do të ndikojë për të mirë edhe tek familjet tjera në Gjilan që gjenden në situata të ngjashme.

“Ai i ka shpëtuar tre fëmijë nga një aksident shumë i rëndë. Po të mos ishte ai, tragjedia do të ishte edhe më e madhe. Ai ka lënë pas një familje të mrekullueshme. Kjo falje është falë pjekurisë së madhe që ka treguar Refkiu. Vepra heroike e Qerimit në atë ditë të zezë nuk lejoi tjetër sjellje. Tani të tri familjet jemi bërë një familje dhe bashkë do ta përballojmë këtë situatë. Ky shembull do të ndikoj për të mirë në rastet tjera në Gjilan që ndodhen në situata të ngjashme”, u shpreh Haziri.

Ndërkohë babai i shoferit që shkaktoi aksidentin me kamion ishte i shkurtë në fjalë. “Kisha pas qef ai me dalë nga burgu, unë me hy”, ishin fjalët prekëse të tij.

Në këtë aksident janë lënduar edhe 20 persona të tjetër./ Insajderi.com