Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas mbledhjes së kësaj partie bisedimet me Aleancën Kosova e Re ende nuk kanë përfunduar.
Haziri, nuk deshti të jep më shumë informacion rreth një koalicioni të mundshëm me AKR-në.
”Besoj që nuk lidhet asgjë – parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë, në kuptimin klasik. Do të ketë koalicione me parti ose individë, përfaqësuar në një front politik të përbashkët ose në një listë të përbashkët politike”.
Ai shtoi se, lista e LDK-së do të përfshi “njerëz kredibil” edhe nga grupe tjera të komunitetit tonë.
”Besoj që do të jenë emra kredibil. Duke përfaqësuar dhe grupe tjera të komunitetit tonë, qoftë edhe ata që janë jashtë që punojnë dhe veprojnë për Republikën tonë”, tha Haziri. /Insajderi.com