Lutfi Haziri flet për postin e presidentit

Lutfi Haziri flet për postin e presidentit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se kjo parti nuk ka emër konkret aktualisht për president të vendit, njofton Insajderi.

Nuk kemi emër të përveçëm që kemi diskutuar, nuk kemi diçka konkrete që mund të themi se LDK-ja kërkon me ekskluzivitet presidentin, ka thënë Haziri në Syri TV.

Tutje Haziri ka thënë se çdo formulë që ofron stabilitet edhe në qeverisje edhe në institucionin e presidentit, ne jemi të gatshëm që ta ofrojmë rolin tonë. Por deri në këtë fazë nuk kemi diçka konkrete”.

I pyetur se a do të pranonte LDK që të lëshonte postin e kryeministrit që Isa Mustafa të zgjidhej president?

Haziri ka thënës se “për mendimin tim ka qenë njëra prej opsioneve më të mira dhe të qëndrueshme, sepse ne e konvertuam rolin e kryeministrit për president sepse LDK-ja kishte ndjeshmërinë emocionale lidhur me zyrën e presidentit për shkak të presidentit Ibrahim Rugova”.

Më pas Haziri ka vazhduar duke thënë se “LDK-ja do të mund t’i ofronte presidencës një figurë uniteti, një organ politik që eliminon kërkesat e partive të vogla, apo largon nga tavolina me mundësi që me i dhënë vendit stabilitet”./Insajderi.com