Lutfi Haziri i del në përkrahje Isa Mustafës

Lutfi Haziri i del në përkrahje Isa Mustafës

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, ka komentuar rreth përplasjes në rrjete sociale mes Isa Mustafës dhe Mimoza Kusarit për rastin e infektimit të kryeministrit Avdullah Hoti, njofton Insjaderi.

Në emisionin Info Magazine, Haziri ka thënë se “reagimi i Isa Mustafës ndaj qasjes së Mimoza Kustarit është i drejtë, dhe unë pajtohem me Mustafën”.

Haziri tutje ka vazhduar se Mimoza Kusari u bë pjesë e ushtarëve virtual që linçojnë dh fyejnë, por kjo më një gjuhë më të butë”.

“Mustafa ka reaguar sepse vetë ka qenë objekt i një linçimi publik duke i dëshiruar edhe vdekjen”.

“Edhe Unë vetë kam marrë fyerje dhe linçime të tilla, dukë më thënë që shpresojmë të vdes Lutfi Haziri që të çlirohet Gjilani”, ka shtuar Haziri.

Më pas Haziri ka dhënë mbështetje për Qeverinë Hoti, duke thënë se tash ka nevojë për mbështetje, dhe jo për zgjedhje të reja.

I pyetur se a është për t’u future PDK-ja në qeveri? – Haziri është përgjigjur “Unë jam për stabilitet”./Insajderi.com