
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, vazhdon të jetë insistues në atë që Lugina e Kosovës duhet t’i bashkohet Kosovës.
E njohur si Kosova Lindore, tre komunat shqiptare gjenden brenda territorit të Serbisë.
Haziri në një paraqitje televizive e ka quajtur, “mëkat”, faktin që Lugina e Preshevës nuk është brenda territorit të Kosovës, njofton Insajderi.
“E vërteta historike dihet. Janë munduar që të ndërrojnë prezencën demografike në Kosovë. Në Karadak dhe Mitrovicën e Titos kanë dashur që të krijojnë shumicë serbe. Këtë nuk e kanë arritur. Është mëkat se si Lugina mbeti jashtë kufijve. Si ndodhi që të vijë puna deri tek ndarja e Anamoravës në tre shtete. Nuk dua të krijojë pasiguri në Maqedoninë e Veriut. Por e vërteta dihet”, tha ai.
Kjo ide është medializuar më shumë gjatë kohës sa ishte përmendur çështja e “korigjimit të kufijve”, në mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com/