Lutfi Haziri ka një kërkesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Lutfi Haziri ka një kërkesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka apeluar për deputetet e Kuvendit të Kosovës që t’i votojnë ligjet financiare që t’i mundësohet Gjilanit të ndërtojë impiantin e ujërave të zeza, njofton insajderi.

Sipas Hazirit është jetike për qytetin e Gjilanit dhe fshatrave përreth ky projekt meqë ndoten çdo ditë nga  kanalizimi dhe mbeturinat.

“Është jetike zgjidhja e problemit më të madh për qytetarët e Gjilanit dhe vendbanimet tjera afër rrjedhjes së lumenjve, Mirusha, Stanishorka e Morava, siç janë Zhegra, Cernica, Livoq i Poshtëm dhe Livoqi i Epërm, Malisheva, Uglari, Pogragja dhe 40 vendbanime të tjera që janë ndotur nga kanalizimet dhe mbeturinat”.

Më pas Haziri ka shtuar se do të shpërfaqin shpirtngushtësi ata që nuk e votojnë këtë projekt dhe e dëmtojnë Gjilanin dhe qytetarët e tij.

“Ata që votojne kundër, do t’i kujtojmë si shpirtngushtë e shuplaken e tyre për qytetarët e Gjilanit nuk e harrojmë”./Insajderi.com