Lutfi Haziri: Kemi shpenzuar 98% të buxhetit komunal

Lutfi Haziri: Kemi shpenzuar 98% të buxhetit komunal

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ka shpenzuar 98% të buxhetit komunal për vitin 2020.

Ai gjatë një konference për fund-vit ka përmendur “sukseset” që sipas tij ka arritur komuna që ai drejton.

Haziri tha se kanë shënuar 63 përqind të hyra gjatë këtij viti të rëndë pandemik.

“Buxheti deri sot është shpenzuar 98 për qind, derisa të hyrat në këtë vit janë realizuar 63 për qind. Ka qenë viti më i rëndë dhe me i keq që e kemi kaluar dhe mezi po presim ta kalojmë këtë pandemi”, tha ai.

Kryetari Gjilanit falënderoi personin shëndetësor për punën gjatë pandemisë COVID-19. /Insajderi.com