Lutfi Haziri komenton humbjen e LDK-së në Podujevë

Lutfi Haziri komenton humbjen e LDK-së në Podujevë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se zgjedhjet në Podujevë “nuk paraqesin fitoren e dekadës e as humbjen e dekadës”.

Këto komente i bëri gjatë vizitës së varrit të ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës, bashkë me degën e LDK-së së Gjilanit.

“Një komunë nuk duhet të merret as si sukses i dekadës, as si humbja e dekadës. Është mësim i mirë për t’u nxjerrë, për t’u përgatitur në procese të mëdha”, tha Haziri.

Lëvizja Vetëvendosje ka thyer bastionin e LDK-së në Podujevë pas 20 viteve me fitoren e Shpejtim Bulliqit, pa balozh. /Insajderi.com