Lutfi Haziri: Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhte brenda këtij viti – aktakuza ndaj Thaçit i ka ndryshuar gjërat

Lutfi Haziri: Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhte brenda këtij viti – aktakuza ndaj Thaçit i ka ndryshuar gjërat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë brenda këtij viti, njofton Insajderi.

Haziri në T7 ka thënë se “marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë ka mund të ndodh në fund të këtij viti, por akuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit i ka ndryshuar gjërat”.

“Tashmë gjithçka ka ndryshuar, procesi ka ndryshuar në tërësi pas atyre akuzave nga Gjykata Speciale”.

Tutje Haziri ka folur edhe për takimin qe pritet të ndodh në Uashington më 4 shtator, duke thënë se “do të jetë takim me karakter ekonomik”.

“Karakteri i takimit është ekonomik, edhe me këto tema të rëndësishëm po mundohen qe dialogut politik t’i japin oksigjen politik”.

Më pas Haziri ka shtuar se “nuk pret që nesër të diskutohen çështje konkrete politike mes palës shqiptare dhe asaj serbe”.

“Nuk pres që nesër të diskutohet çështje politike, edhe nëse diskutohet për parime politike siç është ‘marrëveshja gjithëpërfshirëse’, çështjet konkrete nuk do të diskutohen nesër”.

Në fund Haziri, ka folur edhe rreth besueshmërisë që ka ndaj këtij procesi të dialogut, ku ShBA-të janë prezentë.

“Befasitë nuk do të ndodhin gjatë këtij procesi, meqë Amerika nuk ka agjendë të fshehtë që shqiptarët nuk e dinë”./Insajderi.com