Lutfi Haziri: Njerëzit që besojnë Demaçin dëshirojnë rrënimin e LDK-së

Lutfi Haziri: Njerëzit që besojnë Demaçin dëshirojnë rrënimin e LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se si parti janë mësuar me goditje të ulëta nga partitë tjera politike, transmeton Insajderi.

Ai shprehet se në këtë rresht hynë edhe struktura të mëparshme të LDK-së, të cilët sot ndihmojnë njerëzit që besojnë Demaçin, duke tentuar ta rrënojnë kështu Lidhjen Demokratike.

“Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin apo politika e njerëzve që Demaçi ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK-së, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë. LDK është e madhe”, ka thënë Haziri, njofton KK.

Ai tutje thotë se është Rugovizmi ai i cili iu pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike.

“Meqë jemi në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale, është e kuptueshme që të nxehet pak ambienti politik, por shpresoj që nuk do të eskalojë në fushatë denigruese e poshtëruese mes nesh”.

“Si LDK, jemi mësuar me goditje të ulëta sepse është Rugovizmi ai i cili u pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike. Ata e kanë synim dobësimin e LDK-së”, thotë Haziri. /Insajderi.com