
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, i cili është konsideruar nga shumë njerëz si njeri që i mbanë anën PDK-së, ka fajësuar votuesit e Vetëvendosjes që sipas tij ia kanë vënë këtë epiteti.
Ai thotë se kjo është një tendencë e fabrikuar. Thotë se më herët është konsideruar si më i afërt me AAK-në ndërsa tash me PDK, por thotë se nuk ka asgjë të vërtetë.
“Është tendencë që të qon fabrikim”.
“Dikur më quanin favorizues të AAK-së tash të PDK-së”, ka deklaruar Haziri në Debat Plus në Rtv Dukagjini.
Ka thënë se epiteti i tillë i ka mbetur për shkak të votuesve të Vetvëndosjes.
“Ma shumë janë votues të VV*së njerëz të rrjeteve sociale që bëjnë zhurmë shumë me apo pa porosi nuk e di po ky far mekanizmi i propagandës dhe agjitacionit vazhdonë të jetë ideologji”, ka deklaruar ai./Insajderi.com