Nuk ka takim

Lutfi Haziri: Nuk do të ketë takim në Uashington

Ngjarjet që kanë ndodhur sot pas akuzave ndaj Thaçit dhe Veselit ndryshojnë axhendën shtetërore. Hoti nuk shkon në Uashington ka thënë Lutfi Haziri.

Lutfi Haziri: Nuk do të ketë takim në Uashington

Në një intervistë për Syri.net, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk do të shkojë Avdullah Hoti në Uashington për takimin e 27 qershorit, njofton Insajderi.

“Nuk do të ketë takim.  Takimi i planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kosova nuk ka delegacion më. Prej 4 muajsh, gjykatësi i gjykatës speciale duhet të vendosë. Thuhet se ka edhe emra të tjerë, por këtë herë është nisur nga emrat më të njohur. Në këtë rast po flasim për presidentin dhe kreun e opozitës. Hoti ka një axhendë të planifikuar në Bruksel. Delegacioni i Kosovës për në Shtëpi të Bardhë nuk është i plotë. Duhet pjekuri politike dhe dialog i brendshëm, për të gjetur rrugën më të mirë për popullin e Kosovës”.