Lutfi Haziri: PDK-ja ka rol në shtetndërtim – LDK-ja akoma nuk i ka bërë ofertë PDK-së

Lutfi Haziri: PDK-ja ka rol në shtetndërtim – LDK-ja akoma nuk i ka bërë ofertë PDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për raportet e partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës.

Haziri në DebatPlus ka thënë se “PDK-ja e ka rolin dhe meritën në proceset shtetndërtuese të vendit, dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”.

Më pas Haziri ka thënë se “sa i përket LDK-së, nuk i kemi bërë akoma ofertë për bashkëqeverisje, dhe deklarimet tona për bashkëpunim, nuk nënkupton domosdo futjen e PDK-së ne qeverisje, por mund të kontribuojë në përkrahje të iniciativave dhe proceseve të ardhshme duke e dhënë votën në kuvend”.

Tutje, Haziri ka folur edhe për presidentin e ardhshëm. Ai ka thënë se “nuk ka preferenca nga ana e LDK-së”.

“Ne nuk kemi arsye të refuzojmë një president të pranueshëm nga të gjithë”, ka shtuar Haziri.

Në fund Haziri ka folur edhe rreth gatishmërisë se Ramush Haradinajt për tu bërë president, ku mes tjerash ka thënë se “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka bërë një hap para të gjithëve, por nuk besoj qe këtë radhë është në mundësi që presidenti të jetë i propozuar nga ata”./Insajderi.com