Lutfi Haziri për djalin e Haxhi Shalës: Mënyra e emërimit është e keqe

Lutfi Haziri për djalin e Haxhi Shalës: Mënyra e emërimit është e keqe

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se emërimi i djalit të deputetit Haxhi Shala, si konsull në Pragë, nuk ishte këmbim për votën e tij sa i përket formimit të Qeverisë Hoti, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe kryetar i komunës së Gjilanit, në Kanal10, duke thënë se mënyra e emërimit të tij si konsull i përgjithshëm është e keqe, pasi që lidhet me votën për Qeverinë.

Sipas Hazirit, Flakroni e kishte merituar një pozitë të tillë pasi ishte shkolluar në Pragë dhe ishte i lidhur me vendin atje.

“Unë nuk e lexoj ashtu, djali i deputetit i kishte kryer shkollën në Pragë edhe ishte i lidhur me vendin. Tash ka qëllu baba me ta lehtësu pak, është privilegj nuk është përparësi. Tash e kan banalizu mënyrën se si është bë. Mënyra është e keqe, forma është e keqe, tash lidhet me votën për Qeverinë”, ka deklaruar Haziri. /Insajderi.com