Lutfi Haziri për ftesën e Gjykatës Speciale ndaj Ramush Haradinajt: Ky është vetëm fillimi

Lutfi Haziri për ftesën e Gjykatës Speciale ndaj Ramush Haradinajt: Ky është vetëm fillimi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ai ka folur për ftesën nga Gjykata Speciale për Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje për këtë shkak. Haziri pretendon se ka dijeni për ftesa të tjera për profile të larta politike.

“Ftesa ndaj Haradinaj është vetëm fillimi. Kanë me ardhë edhe 5-6 ftesa të tjera”, ka deklaruar Haziri.

“Procesi po shkon drejt hapjes dhe jo drejt mbylljes”

“Këto janë vetëm ftesa për dëshmi. Shumë shpejt kanë me ardh aktakuzat”

Tutje, kryetari i Gjilanit thotë se faza e luftës po mbyllet dhe tani po hapet faza e drejtësisë.