Lutfi Haziri se përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar të LDK-së

Lutfi Haziri se përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar të LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kandidojë për kryetar të LDK-së.

Ai për Gazetën Blic, ka deklaruar se do të konsultohet me kolegët e tij brenda partisë e pastaj ta marrë vendimin.

“Me vetë faktin që jemi të angazhuar në politikë, ne jemi pretendentë (për kryetar), neve na kanë nxjerrë edhe mediat… por jemi duke u konsultuar, jam në nivel të konsultimeve me krejt kolegët”.

Haziri shtoi se kushdo që zgjidhet kryetar do t’i ofrojë mbështetje.

“Kushdo që zgjidhet kryetar unë i jap mbështetje, sipas rendit, rregullës dhe kulturës së LDK’së. Jam i interesuar mbi të gjitha me dalë një LDK që e kthen shpresën tek votuesit e LDK’së”, tha ai.

14 marsi është përmendur si datë ku mund të mbahet kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi Isa Mustafa ka paralajmëruar dorëheqjen. /Insjaderi.com