
Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur për emrat e ministrave që do ta përbënin kabinetin qeveritar, në rast të një koalicioni të mundshëm me LDK-VV.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha sot se LDK nuk i ka diskutuar emrat për kabinet qeveritar, duke shtuar se së pari duhet të nënshkruhet marrëveshja VV-LDK, më pas të miratohet nga Këshilli dhe Kryesia e LDK-së e në fund të diskutohen emrat për zëvendëskryeministër e ministra.
“Ne duhet të kryejmë marrëveshjen dhe pastaj të vendosim për emra, duhet kryer marrëveshjen, duhet vendos pastaj me kryesinë dhe këshillin e përgjithshëm të LDK-së dhe pastaj diskutojmë për emrat, e ky është larg si proces, pa u kry marrëveshja nuk vendosim për emrat”, tha Haziri për GazetaBlic.
Ndërkaq, për Insajderin, Haziri ka konfirmuar se takimi ndërmjet përfaqësuesve të LDK-së dhe LVV-së do të ndodhë sot. /Insajderi.com