Lutfi Haziri tregon çka duhet të ndryshohet në LDK

Lutfi Haziri tregon çka duhet të ndryshohet në LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje që partia e tij të ketë unitet politik.

Duke ditur që më 3 gusht do të zgjedhet apo rizgjedhet kryetari i LDK-së, Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se Lidhjes Demokratike të Kosovës i duhet larguar çdo inat politik.

“Prej LDK-së duhet të hiqet çdo inat politik, çdo plagë, çdo pakënaqësi, çdo largim që ka ndodhë,ne duhet me e ndërtu këtë unitet për baballarët që e kanë formuar LDK-në”, ka deklaruar Haziri.