Lutfi Haziri thumbon sërish Albin Kurtin

Lutfi Haziri thumbon sërish Albin Kurtin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thumbuar edhe një herë mandatarin e qeverisë, Albin Kurtin.

“Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale”, ka thënë Haziri, shkruan Insajderi.

“Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – cerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ”.

“Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso në Liderët. Ata na sjellin më të mirën për vendin”, ka vazhduar Haziri.

Ndërsa ka shtuar se po të ishte Vjosa Osmani në Kosovë ajo ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do ta shikonte nga perëndimi, duke iu referuar ajo si perëndimore.

Kjo deklaratë ishte si një thumb për Albin Kurtin i cili mbrëmë ndeshjen e ka shikuar nga tribunat e lindjes.

Megjithatë ky nuk është thumbi i parë që Haziri ia ka bërë Kurtit.

Ai, bashkëqeverisësin e mundshëm, ditë më parë e krahasuar me aktorin komik, Rowan Sebastian Atkinsion i njohur për publikun si Mr. Bean.

Duke ju referuar Kurtit si Mr.Bean-i, Haziri ka thënë për të se është qethur dhe ka vënë krevat, shkruan Insajderi.

“Edhe ky lideri tjetër që u ba si Mr.Bini ka hy në kravatë e u qethë nuk mundet dhe nuk ka të drejtë, nuk mundet për tri arsye që Vjosa duhet me u ba kryetare e kuvendit, na i kena thanë jo Vjosa ka me u ba kryeministre. Është e pandershme me ju thanë njerëzve që këta fitojnë e shkojnë ata, po mundohen lojën e djallit me ba me qytetarët”, ka thënë Haziri./GazetaInsajderi/