Kryetari i komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja favorizon edhe sot pas votimit, një qeveri gjithëpë" />

Lutfi Haziri: VV ka përfitu në zgjedhjet e fundit, duke thënë se vota e LDK-së shkon për PDK-në

Lutfi Haziri: VV ka përfitu në zgjedhjet e fundit, duke thënë se vota e LDK-së shkon për PDK-në

Kryetari i komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja favorizon edhe sot pas votimit, një qeveri gjithëpërfshirëse me frymë kushtetuese.

“Mustafa ka kërku mandat nga Këshillimi i Pëgjithshëm për çështjen e koalicioneve. Ai ka kërku që LDK me qenë e gatshme për të gjetur opsione për stabilitet politik në pjesmarrje në qeveri apo edhe krijimin e qeverisë së re.

Ai tha se LDK pas 12 vitesh e ka humb primatin e partisë së parë dhe kjo s’ka qenë e lehtë.

“Në zgjedhjet e fundit duhe m’u lexu dhe m’u pa në rrafshin e kthimit të madh, jo siç kemi prit dhe punu, sepse Kurti për një mandat arriti me dalë si parti e parë. Fushata jonë s’ishte agresive, në anën tjetër VV ka qenë përfituesi i madh pasi ka thënë që vota e LDK-së shkon për PDK-në”, ka thënë Haziri në Rubikon të Klan Kosovës.