LVV: Besojmë se Supremja do të vendosë në favor të ankesës sonë

LVV: Besojmë se Supremja do të vendosë në favor të ankesës sonë

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, thotë se kjo parti beson që Gjykata Supreme do të marrë vendim në favor të ankesës së VV-së, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh ai pas dërgimit të ankesës në Gjykatën Supreme pas vendimit të Panelit Zgjedhur për Ankesa dhe Parashtesa, për refuzimin e ankesës së kësaj parties për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë.

“Sot dorëzuam ankesën. Ne kemi kundershtuar atë se një normë ligjore të vihet si kriter kushtetues. Deputetët tanë do të certifikohen nga Gjykata Supreme. Nuk do të ndodhë e kundërta. Supremja nuk do të marrë vendim kundër nesh sepse ka argumente të bollshme. Ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje janë jashtëzakonsiht të qëndrueshme për të rrëzuar një vendim antikushtetues për të kandiduar si deputet i LVV-së”, tha Sallahu.

Sipas Sallahut në rast se edhe Gjykata Supreme e hedh poshtë ankesën e VV-së, ky subjekt politik do të ankohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Patjetër që ne do ti drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese poër të vendosur masë të përkohshme ndaj këtij vendimi”, ka thënë ai. /Insajderi.com