Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur aksion para komunës së Pejës duke rrethuar me shirita objektin e komunës dhe duke e shpallur zone të kontaminuar nga korrupsioni, njofton Insajderi.
Kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxherin, e kanë quajtur “kokë të lidhjes së korrupsionit”.
“Sot, gjindemi para objektit komunal të qytetit të Pejës, vend ky i cili gjatë këtyre dy mandateve ka shërbyer si strehë ku bëhen pazare nga zyrtaret komunal, e ku keqpërdoret paraja publike! Të gjithë jemi të vetëdijshem rreth ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi në komunën tonë, andaj ne sot nuk mund të qëndrojmë të heshtur”.
VV-ja theksoi se vetë vendimi i gjykatës që është marë për këtë kryetar tregon qeverisjen skandaloze të tij.
“Vendimi i gjykatës së Pejës ku shpalli fajtor shefin e kabinetit dhe zyrës së kryetarit të Komunës së Pejës, dhe disa zyrtareve të tjerë, tregon realitetin mbi qeverisjen skandaloze të kryetarit në ikje, Gazmend Muhaxherit”.
VV-ja u shprehu se duhet që të ju tregojmë qytetarëve se kush i ka udhëhequr këto tetë vite.
“Ne si Lëvizje VETEVENDOSJE!, në vazhdimësi kemi reaguar për keqpërdorimet e Gazmend Muhaxherit dhe tashme edhe Gjykata po e vërteton këtë. Është koha qe qytetaret e Pejës ta njohin mire njeriun qe i ka udhëhequr gjatë 8 viteve të fundit, e i cili fshihet pas gjitha këtyre skandaleve”.
Muhaxherin e shohin si një regjisor të teatrit për korrupsion dhe keqpërdorim të punësimeve partiake.
“Sot, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kërkojme nga Gazmend Muhaxheri të barte përgjegjësi të plotë për këto ndodhi, e për shumë të tjera qe janë në proces gjyqësor”, thuhet në këtë komunikatë.
“Qytetaret e Pejës e meritojne me të mirën, andaj kjo qeverisje do të marr fund ne zgjedhjet lokale të këtij viti, bashkë me kryetarin i cili është i zhytur në korrupsion, nepotizem, privatizim të pronave publike dhe abuzim të parasë publike! Komuna e Pejës ka nevojë për ndryshim, andaj referendumi po afro”, ka thënë Vetëvendosje. /Insajderi.com