LVV: Jemi në proces të konkretizimit të bashkëpunimit me nismën e Vjosa Osmanit

LVV: Jemi në proces të konkretizimit të bashkëpunimit me nismën e Vjosa Osmanit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës, duke shtuar se ngjashëm ka vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim edhe me Vjosa Osmanin, transmeton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ai derisa tregon se kjo parti janë të hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike.

“Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj.Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Ai shtoi se bashkëpunimi me ta është i bazuar mbi logjikën e qëllimeve të përbashkëta dhe mirëbesimit të ndërsjellë që synon dhe garanton shumicën parlamentare pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, por edhe që përfundimisht mundëson kapërcimin e madh dhe ndryshimin e nevojshëm për vendin. /Insajderi.com