LVV: Jemi subjekti më i votuar shqiptar në Mitrovicë të Veriut

LVV: Jemi subjekti më i votuar shqiptar në Mitrovicë të Veriut

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se janë subjekti më i votuar shqiptar në Mitrovicë të Veriut.

Subjekti politik që drejtohet nga Albin Kurti, uroi kandidatin e tyre, Erden Atiq për votat të cilat i mora në këto zgjedhje. /Insajderi.com

Dklarata i plotë

Urime Mitrovicë!

Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë është subjekti i parë shqiptar më i votuar në veriun e Mitrovicës. Kandidati më i votuar, Erden Atiq, që vjen nga pjesa veriore dhe që kurrë nuk i ka munguar Mitrovicës e përherë është angazhuar për të mirën dhe bashkimin e qytetit mori përkrahjen e shqiptarëve në atë pjesë. Erdeni do ta vazhdojë përkushtimin e tij duke përfaqësuar të gjithë shqiptarët përfshirë edhe ata që votuan subjektet tjera shqiptare. Ai do të jetë zë i Republikës tonë, ashtu sikurse edhe i historisë që njeh si lavdinë punëtore e qytetare në atë pjesë, ashtu edhe krimet e padrejtësitë e ushtruara ndaj shqiptarëve. Erdeni dhe qytetarët e Mitrovicës që e përkrahën atë, qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, aktivistët e saj, do ta shtojnë zërin dhe peshën e Republikës së Kosovës në atë pjesë dhe nuk do ta ndalin asnjëherë angazhimin e tyre për ta bashkuar qytetin e Mitrovicës. Urojmë qytetarët, përkrahësit, aktivistët dhe Erdenin që na bënë krenarë sot.