LVV kritikon Qeverinë Hoti për menaxhimin e situatës me COVID-19

LVV kritikon Qeverinë Hoti për menaxhimin e situatës me COVID-19

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19.

Në konferencën e mbajtur sot për medie, deputetja Fitore Pacolli, ka përmendur edhe paralajmërimin e Hotit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për çka Pacolli thotë se ky insistim nuk është zgjidhje.

“Insistimi i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje. Duhet zgjidhje të reja kreative që të bashkëjetojmë me virusin. Ky normalitet i ri kërkon përgatitje dhe qeveri të përgjegjshme”, tha ajo.

Sipas kësaj partisë opozitare virusi korona i ka dalë nga kontrolli qeverisë, siç po e quajnë ilegale.

Ndërkaq, deputeti tjetër i LVV-së, Artan Abrashi tha se qeveria Hoti nuk ka vizion për menaxhimin e pandemisë Covdi-19. /Insajderi.com/