E refuzuar, pa u pranuar fare

LVV për ftesën e Hotit: As nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin

Kryeministri i ka ftuar liderët partiak në takim para nisjes për Uashington. Por, në Vetëvendosje thonë se s’bisedojnë me “qeveri të paligjshme”.

LVV për ftesën e Hotit: As nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin

Ftesa e kryeministrit, Avdullah Hoti, për liderët partiak, para takimit në Uashington, nuk i ka shkuar edhe Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe po të shkonte do ta kthenin prapa.

Kështu ka thënë në një status të shkurtër në Facebook, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, njofton Insajderi.

“Ftesa e saj për takim as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, ka shkruar Manxhuka.

Ai ka ripërsëritur frazën e përhershme tashmë të Vetëvendosjes për qeverinë Hoti se ajo “është e paligjshme” dhe se “s’ka as kredibilitet e as legjitimitet”./Insajderi.com