LVV po fiton në komunën e Hoxhajt dhe Hotit

LVV po fiton në komunën e Hoxhajt dhe Hotit

Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë në Rahovec dhe Suharekë, përcjell Insajderi.

Suhareka është vendlindja e kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka marrë 17.04% të votave nga 73.49% të votave sa janë numëruar. VV në Suharekë po fiton me 37.63% të votave.

Në Rahovec, Lëvizja Vetëvendosje po fiton në 43.09% të votave, ndërsa Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike e Kosovës në vendlindja ka fituar 12.81% të votave.

Lëvizja Vetëvendosje po prinë edhe në nivel vendi.

Ka marrë 47.69% të votave, kur janë numëruar afër 40% të votave. /Insajderi.com