
“Nëse e zgjedh kryeshefin në një pozitë shumë të rëndësishme në mënyrë të koordinuar, kjo është përgatitje për manipulim të zgjedhjeve dhe ky është rreziku kryesor”.
Këto janë pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përcaktimit të zyrtarit në krye të ekzekutivit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në një konferencë për media Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si të “manipulueshme” emërimin e Burim Ahmetaj në krye të ekzekutivit të KQZ-së.
Sami Kurteshi, përfaqësues i LVV-së në KQZ, ka deklaruar se ka pasur shkelje të procedurave ligjore.
Ai i ka lidhur partitë politike me këtë emërim duke thënë se është përpjekje që të “zaptohen” pozitat.
“LDK-ja, AAK-ja, Nisma, Lista Serbe, me ndihmën e PDK-së, kanë zgjedhur një person që kanë dashur. Edhe paneli është bërë krejt KQZ dhe ia propozojnë vetes një kandidat për Kryeshef Ekzekutiv. Përpjekje të mos nxirren në publik e të mos ftohen mediat. Në të gjitha institucionet publike ka përpjekje që të zaptohen të gjitha pozitat”, tha Kurteshi. /Insajderi.com