“Ma keni pru shpirtin në maje të hundës” – reagimi i ish-ushtares së UÇK-së kur u publikuan ftesat e para të Speciales

“Ma keni pru shpirtin në maje të hundës” – reagimi i ish-ushtares së UÇK-së kur u publikuan ftesat e para të Speciales

Raimonda Rreci njoftoi se më 4 dhjetor të vitit 2018 i erdhi ftesa nga Prokuroria e Specializuar, por ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bëri publike ftesën për intervistim rreth një muaj më vonë.

Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, Rreci ka falënderuar të tjerët për përkrahjen dhe ka bërë të ditur se kërkesa për intervistimin e saj i ka shkuar edhe Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Ju faleminderit të gjithëve per përkrahjen qe jeni duke me dhënë si përmes mesazheve në media sociale apo edhe telefonatat e panumërta qe kur e bëra publik atë njoftimin për ftesë. Po me pyesni ne çfarë cilësie jam e ftuar? Në email por edhe përmes kërkesës që i është dërguar Departamentit të Shtetit këtu në Amerikë, realisht nuk ceket se në çfarë kategorie dhe për këtë janë duke u marre qeveria Amerikane me Gjykatën Speciale”, ka thënë Rreci.

E në një postim në rrjetin social Instagram më 8 dhjetor, kur ishin publikuar ftesat e para të Gjykatës Speciale për komandantët e UÇK-së: Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun, Raimonda Rreci kishte shkruar se “i thonë ligj kësaj përndjekje të arsyetune”.

Këtij përshkrimi i kishte bashkëngjitur edhe një fotografi të komandatit të UÇK-së, Adem Jashari.

“I thone ligj, k’saj përndjekje t’arsyetune. Ma hangret bre ymrin, ma keni pru shpirtin maje hune. Boll ma! Boll se boll u ba”, kishte shkruar Rreci. /Insajderi.com