
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, do të pres të hënën në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Insajderi.
Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet në Paris, ndërsa nuk janë bërë të ditura detajet e tjera.
Siç njoftojnë mediat serbe, Vuçiq do të marrë pjesë gjithashtu në një drekë të organizuar nga presidenti Francez.