
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, inkurajoi të mërkurën Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen për të gjetur një kompromis, njofton Insajderi.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para Pallatit Elysee, Macron pohoi se vetëm në këtë mënyrë Prishtina e Beogradi do të kthehen drejt një të ardhmeje evropiane.
“I inkurajoj Kosovën dhe Serbinë për t’u angazhuar si evropianë për gjetjen e një kompromisi për t’u kthyer te ardhmja evropiane. Ky sigurisht është interes i Kosovës”, u shpreh ai.
Macron tutje premtoi se do të mbështesë Kosovën edhe në shumë sfera të tjera si për shtet të së drejtës, ambientin, zhvillimin ekonomik./Insajderi.com