Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot, ku u qëllua me shuplakë nga një qytetar, transmeton Insajderi.
Në një intëervistë për gazetën ‘Dauphine Libere’, Macron tregoi se është mirë dhe se nuk duhet që të lejojnë që individë të dhunshëm të krijojnë debat publik, meqë nuk e meritojnë.
“Unë jam mirë. Ne duhet ta vendosim në perspektivë këtë incident, i cili mendoj se është një ngjarje e izoluar. Le të mos lejojmë që ngjarjet e izoluara, individë ultra të dhunshëm të kapin debatin publik ata nuk e meritojnë atë”, tha Macron.
Ai shtoi se edhe pasi ndodhi ai incident, nuk ka frikë dhe vazhdoi të përshëndesë të pranishmit dhe të bënte fotografi me ta.
“Unë vazhdova dhe përshëndeta të pranishmit që ishin pranë zotërisë dhe bëra fotografi me ta. Unë vazhdova dhe do të vazhdoj. Asgjë nuk do të më ndalojë”, ka shtuar ai për vizitën e tij në juglindje të vendit. /Insajderi.com