Macroni organizon samitin Kosovë-Serbi në Paris më 17 korrik

SHBA dhe Bashkimi Europian janë aktivizuar që të arrihet një marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Macroni organizon samitin Kosovë-Serbi në Paris më 17 korrik

Bashkimi Europian është aktivizuar për mundësinë e rinisjes së dialogut për arritjen e  marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas KOHA -s presidenti francez Emannuel Macron më 17 korrik planifikon të organizojë një samit në Paris.

Me 27 Qershor emisari i Trump-it për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka ftuar delegasionin e Kosovës dhe Serbisë në Uashington, ndërsa tani si duket edhe Bashkimi Europian do të inkuadrohet direkt në dialogun nga struktura më të larta pas emërimit të Miroslav Lajçak si i dërguar special i BE-së në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Franca kishte kërkuar vazhdimisht të hiqet taksa e Kosovës ndaj Serbisë  në mënyrë që të fillojë dialogu. /Insajderi/