Madhësia XL: Fluturon një prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë

Një prej aeroplanëve më interesante dhe më të mëdhenj në botë, Beluga XL i Airbus-it, filloi me fluturimet e para operative.

Madhësia XL: Fluturon një prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë

Siç shkruan CNN, operacionet kanë filluar më 09 janar 2020, me çka Beluga XL bëhet një prej “kafshëve më të mëdha në ajër”, në kohën e largimit të Airbus A380 dhe Boeing 747.

Edhe pse aeroplani nuk është i dedikuar për udhëtim të zakonshëm komercial, ai do të ketë rol të rëndësishëm në transportim të pjesëve të mëdha të aeroplanëve, të cilët duhet të ndërtohen dhe të cilët do të kenë rol të rëndësishëm në transport të udhëtarë e në të ardhmen, shkruan portali Klix.ba.

Roli kryesor i Beluga-s XL do të jetë transportimi i pjesëve të aeroplanëve komercial të Airbus-it nga vendi i prodhimit deri në lokacionin për montim në Tuluz, Hamburg dhe në Tjencin të Kinës.

Beluga XL është ndërtuar në gjashtë ekzemplarë dhe është e bazuar në Airbus A330 me “fryrje” të trupit dhe ulje të kabinës së pilotëve.

Është trashëgimtare e “Beluga-s” origjinale e cila ishte në funksion prej vitit 1995./Insajderi.com.