Majko: Nuk do e hiqja padinë ndaj Haradinajt

Majko: Nuk do e hiqja padinë ndaj Haradinajt

I ftuar me emisionin A – Show në Syri Net, Ministri i Diasporës, Pandeli Mjako, ka folur rreth zhvillimeve politike në Kosovë dhe vizitës së kryeministrit Rama. Ai ka thënë se në këto momente Kosova ka nevojë për vizitën dhe mbështetjen e një autoriteti të lartë politik siç është Rama, njofton Insajderi.

“Situata është shumë e komplikuar. Kosova është zhytur në një krizë institucionale. BE nuk e konsideron presidentin si pjesë e negocimit. E tillë është situata. Qeveria funksionon në bazë të votave të deputetëve serbë.

Vizita e kryeministrit erdhi menjëherë pas kësaj situate. Gjëja më normale. Problemi e kishte të nevojshme vizitën e një autoriteti të lartë shqiptar. Ajo nxiti një funksionalitet të brendshëm të jetës politike pasi situata në Kosovë është e kontraktuar. Jam kundër asaj që thonë se Rama do të bashkonte palët, pasi as ai vetë nuk i beson”

Më pas i pyetur se a do ta hiqte padinë siç bëri Rama ndaj Haradinajt? – Mjako u përgjigj shkurt, duke thënë “as që diskutohet që jo”./Insajderi.com