Makina godet semaforin te ”Grandi”

Makina godet semaforin te ”Grandi”

Një veturë është përplasur më njërën nga shtyllat e semaforit dhe policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Goditja e shtyllës së semaforit ka bërë që komunikacioni të zhvillohet me më vështirësi në atë pjesë sepse si pasojë e goditjes së njërës nga shtyllat aty asnjë nga semaforët nuk janë duke funksionuar.