Malajzia e ndihmon Kosovën me 1 milionë maska dhe 30.000 dorëza

Malajzia e ndihmon Kosovën me 1 milionë maska dhe 30.000 dorëza

Në kuadër të ndihmave që të menaxhohet dhe luftohet më lehtë situata me Coronavirus në Kosovë, sot shteti i Malejzisë ka konfirmuar ndihmën për Kosovën e cila do të përmbajë 1 milionë maska dhe 30.000 maska, njofton Insjaderi.

Lajmin e ka konfirmuar Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla,në rrjetin e saj Facebook.

Haradinaj – Stublla, ka shkruar se pas video konferencës me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, është konfirmuar një donacion i tillë.

Në fund Haradinaj – Stublla, ka falënderuar shtetin dhe popullin malajzias për ndihmën ndaj Kosovës./Insajderi.com