Ish-kryetari I Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, do të raportojë të hënën në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita në EULEX-t, duke e akuzuar për korrupsion.
Së fundi, kishte thënë se “i ka shkruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që të raportojë në Kuvend”.
Kuvendi njoftoi se raportimi i Malcolm Simmons do të ndodhë.
“Takim i përbashkët i Komisionit për Legjislacion me z. Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it Vendi: Salla 506 Koha: 10:00”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com