Mali i Zi hap kufijtë edhe për Kosovën

Mali i Zi hap kufijtë edhe për Kosovën. Sezoni turistik ka nevojë edhe për vizitorë nga Kosova, është interes ekonomik, ka thënë kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi.

Mali i Zi hap kufijtë edhe për Kosovën

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi ka bërë të ditur se Mali i Zi do ti hap kufijtë për të gjitha shtet e rajonit, meqë kështu mund të shpëtohet sezoni turistik veror, njofton Insajderi.

Më pas Nrekiqi ka thënë se në kuadrin e shteteve me të cilat Mali i Zi do t’i hap kufijtë janë edhe Kosova dhe Shqipëria, përkundër faktit që këto vende kanë rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Gazeta Ulqini njofton gjithashtu se në deklarimin e kryetarit Nrekiqi thuhet se edhe turistët që hyjnë brenda territorit të Malit të Zi nuk kanë nevojë të dëshmojnë nëse janë negativ me virusin Covid-19./Insajderi.com