Mali i Zi sot do të hapë kufijtë e vet me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, njofton Insajderi.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosa, si mysafir në Televizionin Vijesti.
Mugosa ka thënë se do të mbahet një mbledhje nga Organit Kombëtar Koordinues për sëmundje infektive, në të cilën do të përcaktohen mënyrat e hyrjes në Mal të Zi nga këto vende.
“Kushti për të hyrë në Mal të Zi ka shumë të ngjarë të jetë një provë, por ne do ta përcaktojmë vetëm atë,” tha Mugosa.
Ai ka shtuar se hapja e kufijve do të bëhet më kërkesë të industrisë së turizmit.
Përndryshe, Mali i Zi kërkonte testimet për Covid 19 në hyrje./Insajderi.com