Mali i Zi me masa të rrepta kundër COVID-19

Mali i Zi me masa të rrepta kundër COVID-19

Mali i Zi ka nisur të zbatojë masa të rrepta që nga sot, sa i përket pandemisë COVID-19, meqë numri i rasteve të reja të infeksionit ka shënuar rritje të shpejtë së fundmi në këtë vend, njofton Insajderi.

Këto masa rigoroze parashikojnë një shtetrrethim nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të objekteve të hotelerisë, do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa Podgorica dhe Kotori punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në ora 22.00.

Autoritetet shëndetësore regjistruan 116 raste të reja pozitive dje, ndërsa numri mesatar i infeksioneve të reja ishte rreth 250 në ditë në gjashtë ditët e mëparshme, për shkak të tubimeve politike, para dhe pas zgjedhjeve parlamentare.

Aktualisht Mali i Zi ka tre mijë e 699 raste aktive të infektuarm ndërsa vetëm në shtatë ditët e fundit 20 njerëz kanë vdekur nga ky virus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 158. /Insajderi.com