Mali i Zi nuk regjistron asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Mali i Zi nuk regjistron asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Mali i Zi gjatë ditës së diel ka regjistruar 39 raste me Coronavirus, ndërkaq nuk ka shënuar asnjë viktimë, njofton Insajderi.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi.

Deri me tani në këtë vend nga Coronavirusi kanë vdekur një mijë e 583 qytetarë, ndërsa janë infektuar 99 mijë e 566 persona.

Ndërsa, numri i të shëruarave deri me tani është 97 mijë e 90 persona./Insajderi.com