Mali i Zi pritet të heqë kufizimin e testit për të gjithë qytetarët e Kosovës

Mali i Zi pritet të heqë kufizimin e testit për të gjithë qytetarët e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, derisa raportoi në Komisionin për Shëndetësi ka thënë se ka lajme të mira në aspektin rajonal pasi që Mali i Zi pritet që shpejt ta heqë kufizimin e testimit për qytetarët e Kosovës, njofton Insajderi.

Ndryshe, Zemaj është duke raportuar para anëtarëve të Komisionit rreth situatës me pandeminë në vendin tonë.

Lidhur me këtë çështje, është deklaruar edhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, Boban Mugosha, i cili tha se prej nesër Mali i Zi pritet t’i hapë kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Shqipërisë e Kosovës.

“Për hyrje në Mal të Zi sipas gjitha gjasave do të nevojitet test negativ PCR ose test serologjik ELESA”, deklaroi Mugosha në emisionin e programit të mëngjesit në televizionin “Vijesti”.

Sipas tij, vendimi për hapjen e kufijve është sjellë me kërkesë të bashkësisë së turizmit. /Insajderi.com