“Mali i Zi nuk është vend mik siç e paraqesim”, thotë deputeti

“Mali i Zi nuk është vend mik siç e paraqesim”, thotë deputeti

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se të vërtetën me Malin e Zi duhet ta themi, pasi ky shtet nuk është vend mik siç e paraqesim për arsye të politikës ditore.

“E vërteta duhet thënë edhe atëherë kur nuk na pëlqen. Mali Zi nuk është vend mik siç e paraqesim për arsye të politikës ditore”, ka shkruar deputeti Berisha.

“Mali Zi e ka njohur Kosovën shtet me 2008 sepse shqiptarët kanë qen vendimtar me 2006 që të pavarësohet ajo nga Serbia”, ka shtuar tutje ai.

“Kështu që nëse kanë ndodhur veprime reciproke në të mirë të dy vendeve nuk mundur të harrohet se Mali Zi shtrihet në tokat shqiptare dhe malazezët janë ata që për një shekullë kanë qen aleat dhe pjesëmarrës direkt në luftërat gjenocidale sllave kundër shqiptarëve”, ka shkruar Berisha.